×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj e pranon që pas Teatrit të ri do të ketë kulla

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 23:33

    I ftuar në emisionin “Opinion”, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se teatri i ri do ndërtohet në një pjesë të truallit ku u shemb Teatri Kombëtar.


    Pyetjes se si i garanton qytetarët që pas teatrit të ri nuk do ndërtohen kulla, Veliaj tha se “nuk mund të garantojë asgjë”.

    “Ajo është një pronë e bashkisë dhe Bashkia Tiranë do zgjedhë formën për ta zhvilluar një pronë publike”, – u shpreh Veliaj.

    Veliaj u përpoq të shmangte një përgjigje të qartë duke argumentuar se “mund të ndërtohet hotel, park apo diçka tjetër dhe se bashkia do ta mendojë çfarë do bëjë aty në një moment tjetër”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!