Prokuroria e Posaçme ka shtuar një tjetër akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke dyshuar se ai ka kryer veprën penale të futjes së sendeve të ndaluara në qeli, vepër e parashikuar nga Neni 324-a, që çon në dënim nga pesë deri në dhjetë vjet burg.
Kryebashkiaku u mor në pyetje për rreth një orë e gjysmë nga SPAK, ku ishte i shoqëruar nga dy avokatët e tij.
Akuzat e reja lidhen me përdorimin e celularit të gardianit të burgut gjatë transportimit të tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, kur ai kërkoi ankimimin e masës së arrestit.
Po ashtu, një punonjës i policisë së burgut është gjithashtu nën hetim për dyshimin se i ka dhënë telefonin Veliajt. Ky hetim shton edhe më tej numrin e akuzave ndaj tij, pas atyre për korrupsion pasiv dhe pastrim parashikim të veprës penale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.