×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vëllai vrau me thikë motrën, detaje të reja për tragjedinë që tronditi Shkodrën

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 23:40

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Heronjtë” në Shkodër.


    Mësohet se vëllai, F.B ka vrarë motrën e tij, D.B.

    Mësohet se shtetasi F.B është prangosur pas vrasjes.

    Dyshohet se ajo ka ndërruar jetë 3 ditë më parë, ndërsa i vëllai e mbante kufomën brenda banesës.

    Megjithatë do të jetë ekspertiza qe do ta përcaktojë saktë nëse një gjë e tillë është e vërtetë.

    Dyshohet se ai ka qenë i alkoolizuar në momentin e krimit.

    Trupi i pajete i viktimës është dërguar në morg, ndërsa ai do të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore për sqarimin e ngjarjes.

    “Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vëllai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

    Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!