Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor në autostradën Milot-Mumurras, ku një mjet është çarë në dysh nga barriera anësore e rrugës.
Në makinë ndodhej vetëm drejtuesi i cili është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.
“Në aksin rrugor Thumanë-Lezhë, në afërsi të një karburanti, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.B.,23 vjeç , ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.