×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëm 8 raste të reja me coronavirus por sërish të izoluar

    Reporteri
    23 Maj 2020 | 11:26

    Situata epidemiologjike e Covid19 në Shqipëri vijon të jetë e qëndrueshme. Për më shumë se 3 javë nuk kemi humbje jete ndërsa 79% e të prekurve nga COVID-19 tashmë janë të shëruar.


    Dr. Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik informoi sot se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja ndërkohë lëvizjet në fundjavë vijojnë të jenë të kufizuara.

    Edhe këtë fundjavë lëvizja me turne. Fillimisht të moshuarit, më pas të tjerët. Stop makinave

    “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë.”

    Në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive.

    Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

    Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

    COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

    Testime totale 14459

    Testime molekulare 13133

    Testime serologjike 1326

    Raste pozitive 989

    Raste të shëruara 783

    Raste Aktive 175

    Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

    Tiranë 62

    Durrës 50

    Krujë 27

    Shkodër 10

    Berat 10

    Kamëz 9

    Fier 4

    Elbasan 1

    Mirditë 1

    Korçë 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!