“Dhuro flokë, fal shpresë”. Kësaj nisme të shoqatës për mbrojtjen e grave me kancer gjiri, në vitin e katërt të saj iu bashkua edhe 9-vjeçarja Egita Bakillari.
E vogël por me një shpirt të madh, Egita e ndien si përgjegjësi të sajën, ti bëj të lumtura gratë dhe vajzat të cilat kanë më shumë nevojë se ajo për flokë.
Ishte pikërisht përjetimi që nëna e saj kaloi pas vizitës rutinë të mamografisë, që e nxiti atë drejt kësaj nisme.
“Kur mami im bëri vizitën e kancerit në gji unë e pashë atë që ishte shumë e mërzitur. Kështu unë mendova edhe për gratë e tjera dhe doja ti dhuroja flokët”, ka deklaruar vogëlushja.
Me anë të këtij veprimi 9-vjeçarja Egita synon tu falë buzëqeshje të gjitha grave të diagnostikuara me kancer gjiri.
“Nuk më vjen keq që do pres flokët, sepse kështu mund të ndaj emocionet me gratë e tjera. Unë i bëj thirrje të gjithave që të dhurojnë flokët për nënat dhe motrat”, ka pohuar ajo.
Tani ajo nuk i ka më flokët e gjata, por ka një histori të bukur për tu treguar të gjithëve.
“Ndihmë shumë mirë, ndihem më e lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme”, ka thënë Ergita, shkruan oranews.
Në aktivitetin për dhurimin e flokëve për të diagnostikuara me kancer gjiri, të pranishëm ishin gra dhe vajza të cilat mes lotësh treguan përjetimet e tyre dhe arsyet përse ju bashkuan kësaj nisme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.