Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e mbrëmjes së sotme në Urën Vajgurore. Sipas ABC pronari i karburantit u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri pranë biznesit të tij.
“ABC” mëson seIrfan Azizi e kishte armë tip pistoletë pa leje dhe po luante duke u tallur me punëtorët, por i është shkrepur pa dashje duke u vetëplagosur në dorë aksidentalisht.
Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. Ai u transportua me shpejtësi në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por nuk mbaron me kaq, pasi Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje,deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes janë ende gjurmët e gjakut, ndërsa karburantit i është vendosur shiriti “skenë krimi” duke u rrethuar. Punonjësit e karburantit dhe dëshmitarët që ishin në vendin e ngjarjes janë marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.