Ata që në Kosovë sot drejtojnë qeverinë dhe në 2021 synuan dhe Tiranën, kësaj radhe kanë zgjedhur të braktisin garën elektorale, mision për të cilën partitë ekzistojnë.
Vetëvendosje nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për regjistrim në zgjedhjet lokale, por drejtuesit e saj në Tiranë thonë se në fakt ata nuk kanë qenë kurrë parti.
Pra nuk kanë synuar kurrë të marrin pushtet politik në Shqipëri.
“Qendra e Vetëvendosjes në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar si parti politike, por si organizatë e shoqërisë civile. Nuk ka ndonjë vendim për të marrë pjesë në këto zgjedhje, as duke u regjistruar si parti, as duke mbështetur kandidatë të pavarur”, tha Bojken Abazi.
Zyrat e saj në kryeqytet janë ende të njëjtat, mbajnë logon e Vetëvendosjes, por nuk po kryejnë asnjë aktivitet elektoral. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.