Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes, ku një automjet tip “Mercedes Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh.
Siç mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasit Taulant Arapi dhe Denisa Suku, me burrin që ndodhet në gjendje më kritike teksa është futur edhe në reanimacion.
Siç shihet edhe nga pamjet, në vendin e ngjarjes ka një mungesë të ndriçimit.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.