Një aksident është shënuar këtë të diel në Lezhë.
Dy vajza kanë arritur të dalin në kohë nga makina me të cilët po udhëtonin, para se mjeti të zhytet në kanalin në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e plazhit Shënkoll-Tale. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, ndërkohë që banorët e zonës kanë ndihmuar vajzat të dalin me shpejtësi, duke u shpëtuar të dyjave jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor është në vendngjarje.
Ndërkohë, një tjetër aksident është regjistruar në Kune ku një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.