Një 50-vjeçare mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , ku automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K, e cila u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, raporton oranews.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.