Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të enjte rreth ores 14:00 në aksin rrugor Peqin-Elbasan.
Aksidenti sipas Top Channel ka ndodhur në fshatin Pajove. Në aksident janë përshirë dy automjete. Pas aksidentit njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç.
I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Automjeti nga i cili është përplasur fëmija drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç, ndërsa automjeti tjetër tip Audi me targë AB455DF, drejtohej nga Mikel Petriti 41 vjeç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.