×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplaset me furgonin, 7 të plagosur në Elbasan

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 21:14

    Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh.


    Një automjet tip Volkswagen Golf është përplasur me një furgon pasagjerësh, si pasojë janë dëmtuar 9 persona të cilët janë transportuar për në spitalin rajonal të Elbasanit nga ky raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

    Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjeksore, si dhe ka bërë të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

    Paraprakisht, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave dhe parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

    Informacioni i Policisë për aksidentin:

    Elbasan/ Informacion paraprak

    Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

    Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!