×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Video me këngë e raki, pezullohen nga puna 5 policë

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 19:47

    Shefi i rendit në Gramsh dhe 5 efektivë policie janë pezulluar nga detyra pak ditë më parë për shkak të një video që qarkulloi në rrjetet sociale.


    Por çfarë përmban videoja?

    Shefi i rendit së bashku me policët dhe një këngëtar nga qyteti i Gramshit shfaqen duke pirë, kënduar dhe kërcyer.

    Report Tv mëson se policët pasi kishin mbaruar kontrollin e territorit për kanabis dhe po ktheheshin janë takuar me këngëtarin.

    Shefi i rendit dhe efektivët ndaluan duke ia marrë këngës dhe valles, por njëri nga personat që ishte me ta i tradhtoi duke nxjerrë videon në rrjetet sociale që u kushtoi vendin e punës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!