×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Video që e “fundosi”, kush e filmoi Safet Gjicin në zyrë?

    Reporteri
    16 Qershor 2023 | 22:36

    Video që çoi në dorëheqjen e Safet Gjicit në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit është filmuar në datën 6 qershor, siç tregon data në këndin e poshtëm të videos.

    Pamjet mund të jenë xhiruar nga një kamera e fshehtë e vendosur në tryezën e dytë të kryebashkiakut, dhe jo në tryezën ku ai ka kompjuterin dhe dokumentat e tij.

    Nga video duket se pamjet lëvizin në momentin kur vajza afrohet në tryezën ku është vendosur kamera e fshehtë, ndërsa ajo pasi ka kryer seks oral i hedh sytë nga objektivi i kamerës, ç’ka ngre dyshime se është pikërisht ajo që e ka kryer filmimin.

    Gjici tha se ka rënë “pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje” por në të njëjtën kohë ai thotë se “prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë”.

    Jep dorëheqjen kryebashkiaku i Kukësit, iu postua video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!