Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan i ka marrë jetën tre personave të një familje, ndërkohë që një tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë.
Të vdekur mbetën dy prindërit dhe një nga vajzat e tyre ndërsa e plagosur mbeti motra e saj.
Ata ktheheshin nga festa e ditëlindjes së njërës prej vajzave.
Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e tjerë të tyre.
Report tv siguron videon pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë e cila mendohet të jetë motra e viktimës shkon pranë vendit ku ndodhi aksidenti.
“Jo, nuk iki, nuk i lë motrat e mia aty”, dëgjohet të thotë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.