Një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjet, ku tregon se ku ka degraduar arsimi në Shqipëri dhe se çfarë kulture po u japim fëmijëve.
Siç shihet dhe dëgjohet në video në një shkollë 9-vjeçare në vend, disa nxënës minorenë që duket se janë jo më shumë se 10 vjeç shajnë dhe fjalë nga më të ndryshmet në sy të mësueses, madje herë pas herë dëgjohet teksa ofendojnë edhe mësuesen në klasë, por kjo e fundit nuk ka asnjë reagim.
Mënyra e komunikimit mes fëmijëve është vërtetë skandaloze dhe një ngjarje e rëndë.
“O nushi je super p****, o zyshe thotë Gëzimi…je *****”- dëgjohet në video. Nuk dihet ende se në cilën shkollë është filmuar kjo video, por mësuesja është lehtësisht e identifikueshme.
Ajo që bie në sy është se nxehësit nuk janë më shumë se dhjetë vjeç, por kanë në duar celularin në orën e mësimit dhe guximin për të komunikuar në këtë lloj niveli. /Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.