×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Momenti kur vozitësi arrestohet nga policia, pasi tenton t’i korruptojë

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 20:30

    Policia shqiptare ka arrestuar një person pasi i njejti ka dashur t’i korruptojë policët me para për të mos e gjobitur.


    Ai ka vendosur paratë mes dokumenteve dhe ia ofroi policit, i cili pasi i vërejti e nxjerrë vozitësin nga vetura dhe e arreston.

     

    Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, 4 prej tyre nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 1 nga Policia Rrugore e Elbasanit, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë Rrugore, nga 1.000 deri në 2000 lekë të rinj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!