Policia e Tiranës ka goditur një bandë të miturish, të cilët dyshohen për 22 raste të ndryshme vjedhjesh në Qarkun e Tiranës.
Në pranga kanë rënë tre persona, ndërsa një i katërt është në kërkim.
Sipas tyre, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020, por edhe javëve të para të këtij vit, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme, shuma parash në markete e ambiente të ndryshme të kryeqytetit.
Në njoftim thuhet se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.