×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vijnë edhe mbi 16 mijë vaksina Pfizer në Shqipëri

    Reporteri
    05 Korrik 2021 | 23:12

    16,380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.


    1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

    Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE Luigi Soreca dhe Ambasadori i Austrisë Christian Steiner ndodhen në Aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur këtë sasi të vaksinave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!