Vitin e ardhshëm rriten pagat e mësuesve me 6%

Ministrja Evis Kushi ka bërë të ditur se në vitin 2022 projektbuxheti parashikon edhe rritjen e pagave të mësuesve me 6%. Kushi theksoi se ky është hapi i parë, për realizimin e premtimit që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten me 40%.

“Projektbuxheti i vitit të ri sjell shumë lajme të mira edhe për sistemin arsimor, për atë parauniversitar dhe arsimin e lartë.

1.Do të bëhet rritja e pagave vitin e ardhshëm me 6% për mësuesit në të gjithë vendin. Këtë herë ky është hapi i parë për premtimin e dhënë që brenda këtij mandati pagat të rriten në masën 40%.

Edhe për punonjësit psikosocial në shkolla do të ketë rritje. Janë gjithsej 600 të tillë. Kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë kohës së pandemisë.

2.Lajme të mira vijnë edhe për arsimin e lartë. Ndërkombëtarizimi i universiteteve dhe dhënien e vlerës së vërtetë të diplomave. Këtë herë do kemi edhe një buxhet të dedikuar për të mbështetur këto projekte të universiteteve”, u shpreh ministrja Kushi.