×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vjedhje si në filma, arresohet 27-vjeçari

    Reporteri
    17 Gusht 2019 | 10:26

    Ka përfunduar me sukses operacioni policor i koduar ‘Maskimi” i realizuar me metoda proaktive.


    I dyshuari vidhte me armë markete dhe pika rimbushje telefonike.

    27-vjeçari është arrestaur dhe i është sekuestruar arma (pistoletë), që dyshohet se e përdorte për vjedhjet.

    “Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!