Policia e Korçës ka nisur hetimet për një 72-vjeçar, i cili dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit.
Policia bën me dije se ka qenë nusja ajo që ka kallëzuar në polici vjehrrin e saj me iniciale I.M, banues në fshatin Porodinë, Korçë.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., 72 vjeç, banues në fshatin Porodinë, Korçë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pas kallëzimit të bërë nga nusja e djalit të tij, e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas. /abcnews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.