×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlora nën ujë pas reshjeve të dendura të shiut

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 17:27

    Vlora kaloi një natë të vështirë. Reshjet intensive të së shtunës shkaktuan përmbytje në një pjesë të mirë të qytetit.


    Shumë rrugë dhe lagje u vendosën nën pushtetin e ujit që arriti në disa centimetra, për pasojë lëvizja e këmbësorëve u bë gati e pamundur.

    Ndërsa ajo e mjeteve ishte e vështirë.

    Problematika pati kryesisht në rrugët e lagjes pavarësisht në zemër të qytetit.

    Nën ujë u vunë edhe bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjja “Pavarësia” pranë Universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndërmjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike, transmeton oranews.

    Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjja “Kume”, “Çole”, lagjja “24 Maji”, dhe “1 Maji”.

    Punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve dolën në terren për të hapur pusetat për largimin e ujit ndërsa në zonat më problematike u kërkua edhe ndërhyrja me bote.

    Mëngjesin e së dielës uji ishte tërhequr, por moti i keq vijon të karakterizojë Vlorën dhe disa qytete të vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!