×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vlorë, shkon të grabisë pikën e karburantit por del “bosh”

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 22:19

    Një person ende i paidentifikuar ka shkuar pranë një pike karburanti në qytetin e Vlorës dhe ka tentuar të grabisi xhiron ditore të punonjësit por më pas është larguar.


    Lajmi bëhet për Ora News nga burime brenda Policisë së qytetit bregdetar.

    Më pas personi është larguar pa mundur të arrestohej nga policia e Vlorës teksa raportohet që ka patur përplasje fizike edhe me punonjësin e karburantit.

    Nuk dihet ende nëse personi në fjalë ka qënë i armatosur ndërsa ka qenë punonjësi i karburantit i cili ka njoftuar policinë.

    Shitësi i karburantit, në dëshminë e tij në polici, pohon se është goditur me sende të forta dhe kanë tentuar ti marrin xhiron ditore. Ai ka marrë lëndime, kryesisht çarje në fytyrë.

    Policia po kqyr kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

    Njoftimi i Policisë Vlorë:

    Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

    Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!