Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 82 të infektuar dhe 3 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Që pas 10 ditëshit të parë të muajit qershor, ritmet e të prekurve kanë qenë të larta, duke arritur në total afro 1 400 raste, ndërsa prej disa ditësh po përballemi me nga 3 të vdekur në 24 orë.
Vetëm në tre javët e fundit ka patur 34 viktima, nga 69 në total, që prej fillimit të muajit mars. Autoritetet njotuan sot për tre pacientë të tjerë që kanë humbur jetën në spitalin Infektiv të kryeqytetit.
Në spitalin Infektiv vijon të ketë shtrime të reja. Aktualisht aty po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë po përsërit në mënyrë të vazhdueshme thirrjet për respektimin e rregullave të sigurisë. “Çdo qytetar, duhet të tregojë kujdes të shtuar në çdo ambient, në ambientet e punës apo ku ofrohen shërbime, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangien e kontakteve dhe apelon për vendosjen e maskës, kur nuk është e mundur të ruhet distancë”, u shpreh sot Rovena Daja e Institutit të Shëndetit Publik. Por qartazi, këto thirrje duket se po bien në vesh të shurdhër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.