Një 30-vjeçare shqiptare, e cila punonte si ndihmëse shtëpiake, është arrestuar nga policia. Ajo akuzohet se ka vjedhur bizhuteri dhe para kash në shtëpitë ku punonte, në periferi të Selanikut.
Janë katër vjedhje të cilat i janë faturuar shqiptares nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtatorin e këtij viti.
Gruaja ka punuar si shtëpiake ose është kujdesur për të moshuarit. Sipas policisë, duke shfrytëzuar mungesën e punëmarrësve ose paaftësinë e të moshuarve për ta mbajtur nënë vëzhgim për shkak të sëmundjes, ajo ka vjedhur 1,200 euro para kash dhe bizhuteri me vlerë 13,000 euro.
Vjedhjet kanë ndodhur në zonat Thermi, Tagarades dhe Rissi. Oficerët, të cilët po hetonin rastin, bënë arrestimin paraprakisht të shqiptare për mungesën elejes së qëndrimit në Greqi.
Në të njëjtën kohë, dosja e çështjes për vjedhje është dërguar në Prokurorinë Publike të Selanikut për hetime të mëtejshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.