×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Votimi i “5 qershorit”, SHBA përshëndet marrëveshjen: Një hap më pranë BE-së

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 16:08

    Ambasada e SHBA-ve ka dalë me një reagim zyrtarë menjëherë pas votimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit nga parlamenti si pjesë e Reformës Zgjedhore.


    Në reagimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet se ky akt e çon Shqipërinë një hap përpara drejt BE.

    Më tej në reagimin e tyre Ambasada e SHBA shkruan se të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar.

    Reagimi i plotë i Ambasadës së SHBA:

    Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.

    Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian.

    Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.

    Në këtë drejtim, mirëpresim vendimin për rithirrjen e Këshillit Politik për të diskutuar reforma të mëtejshme zgjedhore.

    Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim; të shpjegojnë pozicionet e tyre qartë dhe plotësisht njëri-tjetrit dhe popullit shqiptar; dhe të kërkojnë një zgjidhje që është në të mirën e të gjithë popullit shqiptar dhe vazhdon ta çojë vendin përpara në rrugën e tij demokratike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!