×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Voton presidenti Bajram Begaj: Vota e qytetarit bën ndryshimin

    Reporteri
    14 Maj 2023 | 9:23

    Ka përfunduar procesin e votimit në KZAZ nr 33 presidenti i Republikës Bajram Begaj.

    Gjatë deklaratës së tij për mediat, presidenti i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.

    “Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet.

    Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti.

    Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!