×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e 20 vjeçares, mediet greke: Autorët flisnin shqip

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 22:27

    Dalin detaje të reja nga vrasja e nënës 20 vjeçare, në lagjen Glyka Nera, Athinë, Greqi, më 11 maj.


    Sipas informacionit më të fundit sipas medieve greke, bashkëshorti 33 vjeçar i Karoalin, duket se ka identifikuar gjuhën shqipe, duke dëgjuar fjalët e pakta të tre autorëve që sulmuan dhe vranë gruan e tij.

    Babis Anagnostopoulos në natën e 11 majit ishte i lidhur në karrige me shirit izolues në sy dhe gojë, si pasojë ka parë shumë pak gjëra.

    Por ai dëgjoi disa biseda të shkëmbyera nga të huajt që vranë gruan e tij dhe e kërcënuan atë dhe fëmijën e tij.

    Policia e sigurisë e nënshtroi atë në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme. Burri 33-vjeçar dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome, me informacionet e fundit që informojnë se fjalët që dëgjoi 33 vjeçari përputheshin me gjuhën shqipe.

    Gjithashtu policia ka gjetur në banesën e 20 vjeçares gjurmët e këpucëve të njërit prej autorëve.

    “Kjo do të thotë që ne e dimë madhësinë e këpucëve të njërit prej autorëve. Nëse nesër kemi një të dyshuar me një madhësi të vogël këpucësh, kjo do të thotë se nuk ishte gjurma e tij,” tha oficeri i policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!