Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vrasjen e fëmijës 8-vjeçar në Fier.
Rama ka ngushëlluar familjen, teksa ka kërkuar dënim maksimal për autorin.
“Siç të gjithë e keni marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Fier, e gjithë shoqëria është tronditur dhe mbetet e pa ngushëllueshme për prindërit për familjen e të afërmit, humbja e vogëlushit Mateo. Ajo çka nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen e zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim, është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes nga policia gjendert sot prapra hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur” tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.