×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Ardian Nikulajt, motori i autorit portugez gjendet në afërsi të banesës së porositësit

    Reporteri
    27 Prill 2023 | 15:29

    Policia ka gjetur sot motorin skuter të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 Prill në Shëngjin.

    Bëhet me dije se mjeti i përdorur nga shtetasi portuges është gjetur në Kakarriq, pranë banesës së porositësit Edmond Haxhia.

    Ky i fundit është shpallur në kërkim si organizatori dhe financuesi i vrasjes.

    Njoftimi i policisë:

    Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

    Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

    Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

    Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!