Atentati mafioz ndaj gazetares malteze Dafne Karuana Galicia mund të ketë dorën e elementëve kriminalë shqiptarë.
Media e njohur në Maltë ‘’Sunday Times of Malta’’ shkruan se dy vëllezër mafiozë Alfred dhe Xhoxhe Dexhorxho, të akuzuar si porositësit e vrasjes së Galicias në 16 tetor 2017 mund të kenë shfrytëzuar kontakte me disa elementë të botës së krimit të organizuar në Shqipëri, teksa pajisja e përdorur për shpërthimin e bombës vjen nga Europa Lindore. Ky model pajisjeje komanduese është përdorur dhe në atentatin e shkurtit të 2017 ku u vra biznesmeni kontravers maltez Romeo Bone. Dyshohet se këto lloj instrumentesh qarkullojnë dhe në Shqipëri.
Këto të dhëna u publikuan nga një hetim të kryer në Itali.
Gazetarja Dafne Galicia njhej për aktivitetin e saj denoncues të korrupsionit në nivelet e larta të shtetit maltez. Vrasja e saj ngjalli indinjatë në mediat europiane dhe botërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.