×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Klodianit, Prokuroria sekuestron bisedat e radios së efektivit: Na sillni përforcime

    Reporteri
    11 Dhjetor 2020 | 8:28

    Vrasja e Klodian Rashës ka ngritur në këmbë vendin në kohë pandemie, duke shkaktuar edhe ndryshime në qeveri me largimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Por puna vijon ende për zbardhjen e ngjarjes nga ana e organeve kompetente.


    Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjitha bisedat e raportuara në sallën operative nga efektivët e policisë, të cilët pretenduan se për të riun kishin njoftuar në radio, duke kërkuar edhe ndihmë e përforcime. Të gjitha bisedat janë marrë nga sistemi TIMS, aty ku edhe regjistrohen dhe po zbardhen nga hetuesit e dosjes.

    Pas këqyrjes së provave mbetet për t’u parë nëse versioni i efektivit është I vërtetë dhe ata vërtetë kanë kërkuar përforcime në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha”, aty ku dhe u bë ndjekja e Klodian Rashës./Dosja.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!