×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e vëllezërve Haxhia, kush janë dy të arrestuarit

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 10:58

    Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës një vit më parë.


    Bëhet fjalë për Besian Xhixha dhe Enver Diva.

    Ndërkohë burime për Opinion.al kanë konfirmuar ditën e sotme se Diva e Xhixha kanë vëzhguar lëvizjet e viktimave për një periudhë të caktuar kohore deri sa kanë mësuar itinerarin e tyre. Të dy personat e arrestuar ditën e sotme janë nga Fushë-Kruja. Për ekzekutimin e dy vëllezërve ata janë kontaktuar nga Nuredin Dumani. Bëhet me dije gjithashtu se Besian Xhixha është duke u hetuar edhe për vrasje të tjera me pagesë.

    Ndërkohë sipas burimeve vrasjen ishte caktuar ta kryente Enver Diva, por ky i fundit ishte infektuar më COVID-19 dhe më pas kjo detyrë, për ekzekutimin e viktimave i është caktuar Talo Nuredinit.

    Kujtojmë se vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!