Mësohen detaje të reja lidhur me vrasjen e një personi rreth 25-vjeç në Babicë të Vlorës. I riu është qëlluar me një plumb në kokë. Ai është gjetur i vdekur në makinën me të cilën udhëtonte, tip “Fiat Punto” me targa “TR 3784 R”.
Sipas të dhënave paraprake kanë qenë kalimtarët të cilët e kanë parë të gjakosur në makinë të riun dhe më pas kanë njoftuar policinë rreth orës 07:35.
Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën e quajtur “Qafa e Topit” në afërsi të fshatit Babicë në një rrugë dytësore.
Viktima që është ende i paidentifikuar nuk kishte me vete asnjë kartë identifikimi, ndërsa makina rezulton në pronësi të një vajze nga Tirana.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.