×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja në Librazhd, djali në gjendje shoku, i binte murit me kokë

    Reporteri
    07 Shtator 2019 | 11:52

    Krimi në familje tronditi sërish vendin të premten e 6 gushtit, këtë herë në Librazhd. Familja Gjokola ka përjetuar tmerrin pas lajmit se kryefamiljari, Daut Gjokola, 53 vjeç, i ka marrë jetën duke e masakruar me thikë, 15 herë, brenda banesës së tyre, bashkëshortes, Luljetës, katër vjet më të vogël se ai.


    49-vjeçarja humbi jetën në spital, pas plagëve të shumta që kishte marrë, thanë burimet e policisë. Pas aktit të rëndë, burri, në kushte të rënduara psikologjike, është hedhur nga kati i katërt i apartamentit të tij, në lagjen “Shkumbin”, Librazhd.

    Mësohet se çifti Daut dhe Luljeta Gjokola janë parë nga fqinjët të ngjiten të qetë në ashensorin e pallatit ku kishin apartamentin, ndërkohë që djali i tyre, Eduard Gjokola, 26 vjeç ka shkuar në banesë pak pas orës 22:00.

    Burime nga grupi hetimor thanë se djali rezulton të ketë mbërritur në banesë si zakonisht dhe nuk ka kuptuar se me prindërve kishte ndonjë tension.

    Ata kanë qenë në dhomën e tyre të gjumit kur ai nga kuzhina ku ndodhej duke parë televizor ka dëgjuar ulërimat e nënës së tij. I alarmuar ka hyrë në dhomën e prindërve dhe aty ka gjetur nënën e mbuluar me gjak dhe që të dy ulërinin për ndihmë.

    Zhurmat e mëdha kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për ndihmë dhe kanë njoftuar policinë. Fqinjët janë përballur me krimin monstruoz, ndërsa menduan se gruaja kishte pësuar ndonjë aksident dhe e kanë transportuar në urgjencë.

    Ndërkohë që djali i çiftit në një gjendje të rënduar psikologjike i binte murit me kokë. (Aktualisht gjendja e 26-vjeçarit është e rënduar psikologjikisht dhe ka qenë e pamundur marrja e tij në pyetje).

    Vetëm pak minuta më vonë në banesën ku ndodhi ngjarja ka mbërritur policia, e cila ka gjetur në dhomën e gjumit djalin me babain, ndërkohë që ky i fundit sapo ka dëgjuar emrin e tij ai nuk është përgjigjur. Në një gjendje shoku, Daut Gjokola ka bërë disa hapa pas dhe ka hapur derën e ballkonit dhe është hedhur nga kati i 4. 53-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!