Autori i vrasjes së 60-vjeçarit Bujar Mehmeti vazhdon të jetë në kërkim nga policia. Burimet bëjnë të ditur se 25-vjeçari Jurgen Leci nuk njihet si person problematik.
Ndërkohë policia e Vlorës ka marrë në pyetje 10 persona mes tyre dy punonjës të karburantit dhe familjarë të të dyja familjeve.
Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një konflikti banal të çastit. Sipas dëshmitarëve personat kishin konflikt edhe më parë mes njeri-tjetrit për shkak të kamerave të sigurisë.
Konflikti për kamerat e sigurisë-Kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e 60 vjeçarit sipas dëshmitarëve filmonin nga oborri i 25 vjeçarit teksa ky i fundit shpesh herë se ka pëlqyer këtë gjë. I riu i ka bërë thirrje t’i heqë kamerat pasi nuk i pëlqente të filmonin nga shtëpia e tij dhe me pas konflikti ka degjeneruar në fyerje sharje dhe me pas në goditje me sende të forta.
Ndërkohë kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar vazhdojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.