Një sherr i ndodhur pesë ditë më parë në Tiranë i ka marrë jetën një 46-vjeçari, i cili ishte shtruar në spital për shkak të plagëve të marra.
Konflikti i ndodhur pesë ditë më parë mes shtetasve Artur Gjolena, 41 vjeç, Henri Gjapi, 25 vjeç dhe Gentian Talja, 46 vjeç, ishte fatal për këtë të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit të datës 31 mars tek kryqëzimi i Bllokut.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se në kamerat e sigurisë është parë se 46-vjecari Gentjan Talja ka qenë duke ikur në këmbe dhe përballet në kryqëzim me 25 vjeçarin Henri Gjapi dhe konfliktohen fillimisht me fjalë pastaj me grushta. Në atë moment, ndërhynë 41-vjeçari Artur Gjolena për të shuar konfliktin.
Pak çaste pasi palët ishin ndarë nga përleshja Gentjan Talja, humbet ndjenjat dhe përplas kokën në trotuar.
Shëndeti i tij u përkeqësua dhe ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme. Të tre personat e përfshirë në konflikt nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin.
Për Gjolenën janë referuar materialet në prokurorinë e Tiranës, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit Henri Gjapi. Top Channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.