×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasjet e grave, Shqipëria e para në Evropë

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 16:29

    Shqipëria është vendi që ka numrin më të lartë të vrasjeve të grave nga partnerët në Europë.


    Raporti i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbulon se edhe pse numrin më të lartë të vrasjeve të grave e ka Lituania, vendi ynë kryeson Europën për vrasjet nga bashkëshortët. Specialistët thonë se shkaku kryesor mbetet mentaliteti.

    Gjithkush mund të bjerë pre e dhunës në familje, por ajo çfarë duhet bërë është denoncimi në kohë.

    Iris Luarasi thotë se parandalimi i këtij fenomeni duhet parë te edukumi.

    Qendrat e këshillimit të grave janë në shërbim 24 orë për të ndihmuar ato që gjenden në situata të vështira. Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve ndihma kërkohet kur dhuna ka arritur në nivele ekstreme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!