Është arrestuar në Francë ish-oficeri i policisë së Lezhës Skënder Seferi i cili ishte i shpallur në kërkim dhe dënuar nga gjykata për vrasjen e një 15-vjeçari, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2010 në qytetin e Lezhës. Seferi është prangosur nga policia Franceze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ish oficeri i policisë është dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Lezhës me 11 dhjetor të vitit 2015-të me akuzën e vrasjes nga pakujdesia.
Me 17 korrik të vitit 2017 në vendin e quajtur “Ura e Cenit” në Lezhë gjatë një operacioni policia qëlloi me armë në drejtim të një automjeti, ku për pasojë mbeti i vdekur Armando Skandaj i cili po udhëtonte së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër. Nga ekspertiza e kryer rezultoi se plumbi që i mori jetën të riut ka dalë nga arma e Skender Seferit i cili në atë kohë mbante detyrën e shefit të antiterrorit në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë.
Sipas burimeve ish oficeri i policisë është arrestuar disa muaj më parë dhe po vijohet me procedurat për ekstradimin e tijë drejt Shqipërisë. Ai mësohet se ishte larguar drejt Francës së bashku me familjen e tij në kohen që ishte në gjykim për akuzën e ngritur nga Prokuroria e Lezhës
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.