×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau motrën për 4 mijë euro mobilje, Gjykata e Shkodrës jep vendimin për 55-vjeçarin

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 13:07

    Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin Fabian Vukaj.


    Vukaj akuzohet se ka vrarë motrën e tij Diana Vukaj, 58-vjeç.

    Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjecarin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuari si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit.

    Kujtojmë këtu se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet se ishin janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobiljeve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!