×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrau njërin vëlla dhe plagosi tjetrin, flet gjyshja e autorit: I jepnin vajzës dogë

    Reporteri
    08 Nëntor 2021 | 16:20

    Gjyshja e Ardit Hidës, 24-vjeçari i cili akuzohet se vrau me thikë Florenc Kovaçin dhe plagosi rëndë vëllain e këtij të fundit, Mikel Kovaçin në Elbasan, deklaron se vëllezërit shfrytëzonin mbesën e saj.

    Gjyshja thotë se dy vëllezërit i kanë dhënë lëndë narkotike mbesës së saj të mitur, duke përgënjeshtruar të ëmën e viktimës.

    “Deklaron goca me drogë është marrë. Të paktën mo rrej në televizor. Jo se njoh gocën, jo se bëj gocën. Si nuk e njeh gocën. Kur erdhi e ëma nga Turqia shkoi e kërkoi, ajo ishte me Mikelin. Ky e gënjevi pas 10 miniutash kishte nxjerr gocën”, thekson ajo për Abc news.

    Babai i viktimës ka pasur dijeni se djali i tij e shfrytëzonte? “Po patjetër, u japin lëndë narkotike. Ka edhe goca të tjera janë grup këto,” shprehet e moshuara më tej.

    Sakaq, gjykata vendosi të lërë sot në burg 24-vjeçarin Hida. Në sallën e gjyqit ky i fundit ka deklaruar se i ka qëlluar vëllezërit pasi i ngacmonin motrën 14-vjeçare.

    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes së kaluar në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Hida qëlloi me thikë në drejtim të vëllezërve Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që i plagosur mbeti vëllai i tij Mikeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!