Vrasja e dy motrave në Tiranë tronditi opinionin publik ditën e sotme. Përparim Ademi 59 vjeç ka rrëfyer në polici se vrasjen e kreu për arsye xhelozie. Sipas mediave ai ka deklaruar se pas aktit do të shkonte vetë në polici të tregonte krimin që kishte kryer.
Dyshohet se Përparim Ademi kishte lidhje me një nga motrat, Zhaneta Metanika dhe me të pati një konflik që çoi në vrasje. Flitet se Zhaneta i kishte kërkuar të mos vazhdonin më raportin mes tyre, por 59 vjeçari ka refuzuar, duke u konfliktuar e duke çuar më pas në vrasjen e dy motrave në sy të dy fëmijëve.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e motrave në Astir në rrugën “Bajram Dushi”.
Përparim Ademi është nga Tirana, por ka jetuar për disa kohë në Maqedoni të Veriut. Motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi janë nga Tirana gjithashtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.