Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tropojë.
Në orën 23:32 një person është ekzekutuar me armë zjarri pranë karburantit të tij, në lagjen “Partizani”.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa viktima është identifikuar si Guxim Gjyriçi i moshës 47 vjeçare, banues në Tropojë.
Autorët nuk janë identifikuar ndërkohë që shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.