×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet brenda veturës një person në Fier

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 11:31

    Pak më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.


    Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhën dy makina, ndërsa viktima gjendet ende në vendin e drejtuesit të mjetit tip “Mercedes Benz” me targa ABC871AN.

    Viktima është Shkëlzen Kastrati.

    Dëshmitarë të ngjarjes thanë se pas të shtënave autori ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të Mbrostarit.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një tjetër makinë tip “Mercedes Benz” me targa AA799UY. Nuk dihet ende nëse kjo makinë ka lidhje me ngjarjen.

    Fillimisht makinat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa më pas është qëlluar në drejtim të shoferit të makinës me targa ABC871AN.

    Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një atentat apo një vrasje të ndodhur aty për aty pas një aksidenti rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!