×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet në krye të detyrës një polic në Shqipëri, po merrte pjesë në një operacion anti-drogë

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 11:52

    Efektivi i Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha është gjetur pa jetë brenda një kanali në zonën e Ishull Lezhës.


    Mediat në Shqipëri raportojnë se oficeri i Krimeve është gjetur pa shenja jete, me plagë plumbi në trup.

    Bëhet me dije se Saimir Hoxha i cili mbeti i vrarë, së bashku me një grup tjetër ishin për kontroll për bimë narkotike në atë zonën.

    Njoftimi i Policisë:

    Lezhë/Informacion paraprak

    Rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë ,në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

    Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

    Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!