Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe më datë 11 shtator.
21 vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.
Dy punonjës italian, të akuzuar për vrasjen, u arrestuan në paraburgim kur u paraqitën në gjykatën Lewes Crown, më 16 shtator.
Francesco Dagostino, 44 vjeç, i Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriccione, 45 vjeç, pa asnjë adresë fikse, po mbaheshin në burgun Highdown në Sutton.
“Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator).
Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte vdekur.
Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para vrasjes”, njoftoi policia, shkruan tch.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.