×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vritet një person në Gjirokastër, dyshohet se është goditur me sende të forta

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 22:27

    Mbrëmjen e sotme është vrarë në rrethana misterioze një i ri i komunitetit rom në Gjirokastër.


    Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Zinxhira”.

    Gjergji Hasan Ajmasi 32 vjeç është dërguar i pajetë në Spitalin Rajonal.

    Mjekët kirurgë kanë konstatuar shenja në ballë çka mund të ketë qenë edhe plaga qe i ka shkaktuar vdekjen.

    Sipas këqyrjes paraprake të trupit të tij dyshohet se është goditur me sende të forta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!