×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vuçiq takohet me ministrin Klosi, flasin për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë në turizëm

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 16:34

    Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi është pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.


    Ministri Klosi ka thënë se me presidentin Vuçiq është diskutuar lidhur me çuarjen përpara të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

    “Turizmi s”ka kufi, e duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi për të rritur e konsoliduar destinacionin turistik të Ballkanit. Me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në pritjen e delegacionit shqiptar për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit, si një nga sektorët rajonal me më shumë potencial ekonomik”, ka thënë Klosi.

    Ai ka thënë poashtu se diskutimi është përqëndruar edhe për zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi.

    “Diskutimi u përqëndrua në mbështetjet e mundshme për turistitët e rajonit, zhvillimin e fushatave promovuese të Shqipërisë në Serbi, nxitjen e festivaleve rinore në bregdetin tonë e të tjera tema për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në këtë fushë. Turizmi, sikundër ka nënvizuar edhe më herët kryeministri Edi Rama, është industria më lidhëse e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!